Ronald Araujo thuhet se ishte në prag të nënshkrimit për Juventusin kur u publikua lajmi se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco e kishte bindur atë të qëndronte.
Duke shpjeguar se çfarë çoi në rinovimin e uruguaianit, drejtori sportiv i katalunasëve tha: “Nuk mund të mbash një lojtar që nuk është i lumtur. Ai përfundon duke u bërë problem për ekipin”.
“Ka raste kur mund të mos luash, dhe është e vështirë ta menaxhosh”.
“Nëse në të ardhmen Araujo dëshiron të ndryshojë klub, dera është e hapur që ai të na thotë”.
“Unë nuk mendoj se është ajo çfarë ai dëshiron. Nëse jo, ai nuk do të kishte rinovuar. Mendoj se do të qëndrojë për shumë vite”, shtoi Deco.
Barcelona e zgjati kontratën me Araujo edhe për gjashtë vite të tjera, por nuk zbuluan kohëzgjatjen e kontratës.
Disa burime besojnë se Araujo ende mund të largohet nga Barca në verë, por me një çmim shumë të lartë. /Telegrafi/