Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco ka zbuluar planet e klubit për transferime të reja gjatë afatit kalimtar të verës.
Deco ndihet i kënaqur me organiken aktuale të skuadrës duke theksuar se ekipit nuk i nevojiten shumë përforcime në afatin e ardhshëm kalimtar.
“Ne nuk kemi nevojë të nënshkruajmë me 4-5 lojtarë në situatën tonë aktuale”, ka thënë fillimisht Deco.
“Për momentin, ne jemi të kënaqur sepse kemi më pak shqetësime për nënshkrimin e lojtarëve sesa kemi bërë më parë”.
“Lojtarët e rinj po rriten në rolet e tyre”, përfundoi drejtori sportiv i Barcelonës
Barcelona nuk ka nënshkruar me asnjë lojtar të ri në afatin kalimtar të janarit dhe duket se nuk do të bënte shumë biznes për hyrjen në verë.
Dani Olmo ishte transferimi i fundit i madh i Barçës dhe iu deshën shtatë muaj për ta regjistruar atë. Megjithatë, Barcelona është në gjendje të qetë financiare tani. /Telegrafi/