Telegrafi

Deco mund të bëjë transferim shokues këtë javë te Barcelona

Pas huazimeve zhgënjyese te Atletico Mdridi dhe Manchester United, Sergio Reguilon mund të bëjë një surprizë të madhe dhe të bëhet lojtar i Barcelonës.

Barcelona është ende në kërkim të përforcimeve në mbrojtje për sezonin e ri dhe AS shkruan se ish-mbrojtësi i Real Madridit dhe anëtari aktual i Tottenhamit së shpejti mund të nënshkruajë një kontratë.

Mbrojtësi i majtë 27-vjeçar ka një kontratë me Tottenhamin që skadon vitin e ardhshëm, por ai nuk është në planet e Spurs. Ndaj anglezët duan ta shesin dhe të fitojnë para për të mos e humbur verën e ardhshme si lojtar i lirë.

Reguilon kaloi akademinë e Realit dhe bëri 22 paraqitje për ekipin e parë në sezonin 2018/2019, pas së cilës ai qëndroi në Sevilla dhe luajti shumë mirë. Sevilla donte ta blinte, por Tottenham ndau 30 milionë euro për shërbimet e tij gjatë verës së vitit 2020, kështu që ai shkoi në Angli.

Megjithatë, ai nuk ia doli atje, por u huazua në Atletico dhe Manchester United, si dhe në Brentford, ku kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar. Tani ai është rikthyer mes Spurs, ku është dukshëm i tepërt.

Alejandro Balde është i vetmi mbrojtës i majtë real në Barcelonë, ndaj trajneri Hansi Flick është në kërkim të përforcimeve. Katalanasit negociuan me Manchester Cityn për të blerë Joao Cancelon, por ende nuk ka ndonjë progres.

Lojtarët e akademisë, Gerard Martin dhe Alex Valle bënë përshtypje gjatë turneut parasezonal në SHBA, por Barça ende dëshiron një alternativë me përvojë për Balde. Nëse klubet bien dakord për një çmim, Reguilon mund të bëhet anëtar i Barçës. /Telegrafi/