Site icon Telegrafi

Deco i bindur se Barcelona mund të nënshkruajë me yllin që e kërkon edhe Real Madridi

Drejtori i Barcelonës, Deco është në kontakt me mbrojtësit e Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Reprezentuesi kanadez pritet të largohet nga Bavarezët në vitin 2025 dhe është objektivi kryesor i Real Madridit.

Megjithatë, Sport thotë se Deco po eksploron gjithashtu mundësinë e nënshkrimit të Davies.

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka punuar me Davies kur ishte në krye të Bayernit dhe mund të jetë aty në çdo betejë me Realin.

Pengesa, megjithatë, mund të jetë biseda për Davies që kërkon një bonus nënshkrimi prej 10 milionë euro, me kontratën e tij që skadon në qershor.

Andaj, do të jetë një luftë mes Real Madridit dhe Barcelonës se kush do ta bind lojtarin që të nënshkruajë dhe atë qysh në janar. /Telegrafi/

Exit mobile version