Site icon Telegrafi

Nisin punimet në segmentin Isniq – Lëbushë – Strellc

Kryetari Ramosaj duke mbikqyrur punimet/ Fot nga Bashkim Ramosaj, Facebook

Në një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës urbane, qyteti i Deçanit po përjeton një transformim të madh, duke u përgatitur për të mirëpritur një rrugë moderne dhe trotuare të gjera që do të ndryshojnë tërësisht pamjen e qytetit.

Punimet për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës në segmentin Isniq – Lëbushë – Strellc kanë filluar me entuziazëm të madh.

Punimet për ndërtimin dhe zgjerimin e rrugës në segmentin Isniq – Lëbushë – Strellc/ Foto nga Bashkim Ramosaj, Facebook

Ky projekt është pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të modernizuar infrastrukturën e Deçanit, duke i dhënë qytetit një pamje të re, bashkëkohore dhe funksionale.

Kryetari Ramosaj gjatë vizitës së punimeve të rrugës/ Foto nga Bashkim Ramosaj, Facebook

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj,përmes një postimi në Facebook të cilën e ka shoqëruar edhe me disa fotografi, e cilësoi këtë iniciativë si një hap të shumëpritur për qytetarët dhe bizneset e zonës.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj gjatë vizitës/ Foto nga Bashkim Ramosaj, Facebook

“Gjithë qendrës së Deçanit po i japim hakun që ka merituar ta ketë vite e dekada më parë. Së bashku Deçanit do t’i ndërtojmë infrastrukturën më moderne që meriton qyteti”, ka shkruar ndër të tjera Ramosaj transmeton Telegrafi.

Punimet në rrugën Isniq – Lëbushë – Strellc/ Foto nga Bashkim Ramosaj, Facebook

Ky projekt pritet të sjellë përfitime të shumta për banorët dhe bizneset e zonës, duke rritur cilësinë e jetesës dhe mundësitë ekonomike në qytet. /Telegrafi/

Exit mobile version