Policia ka njoftuar se në rrugën “Osaj” në Deçan ka sekuestruar një pushkë gjuetie pa leje dhe fishekë.
Pushka është sekuestruar nga e dyshuara femër kosovare.
“Nga e dyshuara femër kosovare është sekuestruar një pushkë gjuetie me 14 copë fishekë pa leje përkatëse. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/