Mats Hummels më në fund debutoi me fanellën e Romës dhe brenda katër minutave shënoi autogol në favor të Fiorentinës.
35-vjeçari gjerman, fituesi i Kupës së Botës i ishte bashkuar Romës si lojtar i lirë më 4 shtator pas një karriere të gjatë mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut.
Ai vazhdoi të lëshonte aludime në mediat sociale duke shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e minutave të Romës, pasi nuk ishte paraqitur për asnjë minutë këtë sezon në Serie A apo Ligën e Evropës.
Mats Hummels I can’t believe I miss him so much pic.twitter.com/uZtcJ0zqrD
— 110 (@woodyssip) October 27, 2024
Trajneri Ivan Juric tha se Hummels ishte plotësisht në formë, kështu që ishte thjesht një “vendim teknik” për ta mbajtur atë në stol.
Kur Roma ishte duke humbur 4-1 dhe Mario Hermoso ishte përjashtuar, Juric më në fund lejoi Hummels të hynte në lojë në vend të Paulo Dybalas në minutën e 67-të.
Kontributi i tij i parë në fanellën e Giallorosse ishte devijimi i një goditjeje me kokë të Christian Kouame në rrjetën e tij në minutën e 71 -të , duke e bërë rezultatin 5-1.
Hummels own goal 👀 pic.twitter.com/sKXIC0A5Bq
— Follow @footitalia1 (@footitalia2) October 27, 2024
Një debutim i pafat për gjermanin mund të themi lirisht. /Telegrafi/