Manchester City ia doli të fitonte miminalisht ndaj Newcastle United (1-0) – por protagonistët nuk ishin ata në fushë në këtë përballje.
Nga fundi i ndeshjes, Pep Guardiola u pa duke debatuar me një tifoz të Manchester Cityt në tribuna.
Pas ndeshjes, trajneri spanjoll ka zbuluar atë që i tha tifozi dhe ai nuk kishte ngurruar t’i kthente përgjigje.
“Ai më kërkoi të bëja më shumë zëvendësime dhe unë i thash që të vinte të ulej në vendin tim”, ka thënë Guardiola para gazetarëve me shaka.
Tifozi u pa duke qeshur me reagimin e spanjollit, derisa tifozi që ishte afër tij nuk e besonte se po debatonin me strategun e Man Cityt. /Telegrafi/
Pep “The fan was telling me to make substitution, I told him come sit here and do it” #Pep #ReInventingTheGame pic.twitter.com/H27nYsmDCP
— The Pep (@GuardiolaTweets) August 19, 2023