Site icon Telegrafi

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik në Kosovë

Emisioni më i shikuar politik në Kosovë pakontestueshëm mbetet “Debat Plus” me 29.15% të shikueshmërisë. 28.38% e audiencës nuk shikojnë debate politike, i dyti renditet ‘Rubikon’ me 13.27%.

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit Poll” ka rezultuar më e sakta nga të gjitha matjet e realizuar në ditën e zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt 2025.

Në mesin e pyetjeve të cilat janë shtruar në pyetësor ka qenë edhe “Cilin emision të debateve politike e keni shikuar më së shumit gjatë fushatës zgjedhore?”.

Bazuar në përgjigjet e dhëna nga respodentët e intervistuar, del se emisioni politik bindshëm më i shikuar në Kosovë vazhdon të mbetet “Debat Plus”, që prinë me 29.15%.

Shumë interesant mbetet edhe përgjigja e atyre që kanë deklaruar se nuk shikojnë debate politike, që ka rezultuar në 28.38%.

Ndërkohë, emisioni i dytë më i shikuar ka dalur “Rubikon” i Klan Kosovës me 13.27% të audiencës. Pas tij janë renditur:

– “Debat Zgjedhor” në RTK 6.16%

– “Pressing” në T7 me 6.06 %

– “Politiko” në Kanal 10 me 4.40%

– “Konfront” në KTV me 3.44%

– “Click” në TV 21 me 2.32%

– “Këndi i Debatit” Tëvë1 me 2.09%

– “Compass” në ATV me 1.60%

Ndërkohë, 2.33% e respodentëve kanë refuzuar të përgjigjen në këtë pyetje.

Exit mobile version