Atletico Madridi ka shënuar fitore ndaj Celta Vigos me rezultat 4-1 në kuadër të javës së pestë në La Liga.
Angel Correa, Rodrigo de Paul, Yannick Carrasco dhe Unai Nunez (autogol) shënuan për vendasit, ndërsa Gabriel Veiga shënoi për mysafirët.
De Paul ishte lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.3.
That was fun ❤️ pic.twitter.com/XHbC98llAk
— Atlético de Madrid (@atletienglish) September 10, 2022
Geoffrey Kondogbia dhe Carrasco me notat 7.5 ishin dy emrat e tjerë që kishin po ashtu paraqitje të kënaqshme te Atletico.
Nunez i Celtas me notën 5.5 ishte më i dobëti në fushë.
Notat e lojtarëve të Atletico Madrid dhe Celta Vigos
/Telegrafi/