Telegrafi

De Buryne flet për përballjen me Francën: Duhet të luajmë në mënyrën më të mirë

Belgjika ka kaluar nga Grupi E me vështirësi, pasi ka marrë vetëm katër pikë nga tre ndeshje.

‘Red Devils’ kanë mbetur në pozitën e dytë dhe në 1/8 e finales do të përballet me Kombëtaren e Francës.

Kapiteni i Belgjikës, Kevin De Bruyne ka folur për kualifikimin duke thënë se janë të lumtur edhe pse merituan më shumë ndaj Ukrainës.

Lexo po ashtu Fillon faza e eliminimit direkt në Euro 2024, kur dhe ku zhvillohen ndeshjet e radhës 

Megjithatë ikona e Kombëtares belge dhe Manchester Cityt ka thënë se ndaj Francës nuk janë favoritë.

“Jam i lumtur pasi jemi të kualifikuar. Nuk do të jemi favoritë ndaj Francës, por e dimë që në një turne të tillë duhet të luajmë në mënyrën më të mirë”..

Lexo po ashtu Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë

“Ndaj Ukrainës e merituam të fitonim, nisëm mirë, me presion shumë të lartë, por pavarësisht përpjekjeve, ne nuk finalizuam dhe pastaj në fund thjesht menduam për kualifikimin”, tha De Bruyne.

Franca dhe Belgjika do të përballen të hënën me fillim nga ora 18:00 në Dusseldorf. /Telegrafi/