Site icon Telegrafi

“De Bruyne do të konsiderojë të ardhmen e tij, pas ndëshkimit të Cityt nga UEFA” – Roberto Martinez flet për mesfushorin belg

Kevin de Bruyne (Foto: Tom Flathers/Man City via Getty Images/Guliver)

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez ka thënë se Kevin de Bruyne do të konsiderojë largimin nga Manchester City në këtë verë.

Citizens janë ndëshkuar nga UEFA me mos pjesëmarrje për dy vite në garat evropiane, shkaku se kanë thyer rregullat financiare.

Nëse Gjykatat e Arbitrazhit në Futboll e lë këtë vendim në fuqi, kampioni i Ligës Premier pritet t’i humbë disa lojtarët kryesore.

Martinez ka thënë se De Bruyne do të rishikojë të ardhmen e tij, derisa ka zgjuar interesimin e Real Madridit dhe Barcelonës.

“Kevin është një fitues”, ka thënë ai në një intervistë për beIN Sports.

“Mendoj se ai do të marrë së shpejti një vendim për të ardhmen, Ai do ta konsiderojë ndëshkimin e bërë nga UEFA ndaj Manchester Cityt”.

(Photo by Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

“Ai po i shijon sukseset te Manchester City, mirëpo çfarë mund të ndodhë pas pesë apo gjashtë vitesh, sukseset mund të mos jenë aty dhe këshillën e vetme të mirë mund ta marrë nga vetja e tij”.

“De Bruyne ka mentalitet fitues dhe mendoj se ai do të kërkojë një skuadër ku mund të fitojë tore”, ka shtuar më tej Martinez.

Los Blancos dhe Blaugranasit do të tentojnë transferimin, pasi mesfushori belg të shpreh dëshirën e tij se kërkon një aventurë të re. /Telegrafi/

Exit mobile version