Telegrafi

De Bruyne: Kemi mundur të shënojmë më shumë ndaj Barçës

Mesfushori i Manchester City, Kevin de Bruyne, ka folur pas fitores në Ligën e Kampionëve ndaj Barcelonës.

Belgu ka thënë se ishte një fitore e merituar, mund të shënonin më shumë, por e gjitha kjo duhet harruar.

“Kemi arritur të gjejmë çelësin dhe të vejmë në vështirësi Barcelonën, dhe pas 1-1 kemi luajtur mirë. Fitorja jonë ishe e merituar”.

“Kemi mundur të shënojmë më shumë, por duhet të harrojmë Barçën dhe të përpiqemi të fitojmë ndaj Middlesbroug, sepse kështu ruajmë vendin e parë në renditje”, ka thënë De Bruyne. /Telegrafi/