Ndeshja mes Manchester Cityt dhe Monacos solli emocione të mëdha dhe ishte një nga ato ndeshjet interesante që i ofron vetëm Liga e Kampionëve.
Pasi gjyqtari fishkëlleu për përfundimin e ndeshjes, shumica e lojtarëve uruan njëri-tjetrin, apo shkëmbyen fanellat.
Por, Kevin De Bruyne nuk shkëmbeu fanellën me ndonjë lojtar, por ia dha një tifozi i cili ishte futur në fushë duke gënjyer se ishte punonjës i sigurimit të stadiumit.
Tifozi pasi u takua me anësorin belg i kërkoi fanellën, por pak sekondash atij iu sulën disa punëtor të sigurimit, pasi futja e tij në fushë nuk ishte sipas rregullave.
Dhe normalisht që kjo nuk i iku syrit të De Bruyne, i cili qeshi posa e pa tifozin duke ikur nga sigurimi në Etihad. /Telegrafi/
A fan got Kevin de Bruyne's shirt last night. Then gets a chase from the stewards… 😂😅 https://t.co/UZvFgFCd8Y
— EPL Bible (@EPLBible) February 22, 2017