Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, ka adresuar spekulimet rreth të ardhmes së tij, duke deklaruar se ai nuk po ndihet i nxituar për të nënshkruar një kontratë të re apo të konsiderojë një lëvizje në Arabinë Saudite.
Marrëveshja aktuale e De Bruyne do të përfundojë në qershor, por ai mbetet i qetë për situatën.
“Sapo të vazhdojë sezoni, jam i sigurt se do të ketë bisedime. Unë thjesht dua të ndihem mirë, të luaj futboll të mirë dhe kjo do të vijë në muajt e ardhshëm”, ka thënë fillimisht De Bruyne.
Lidhur me thashethemet për një lëvizje të mundshme në Arabinë Saudite, De Bruyne mohoi çdo përfshirje.
“Unë nuk kam folur me askënd. Ka pasur shumë zhurma dhe lajme”.
“Unë thashë në verë se pres një verë të qetë dhe kështu ndodhi. Kam qenë me pushime, jam kthyer, kam filluar stërvitjen. Kjo është ajo. Asgjë tjetër”, përfundoi ylli belg. /Telegrafi/