Telegrafi

De Biasi: Miqësoret e rëndësishme

Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi, para se të nisej së bashku me ekipin drejt Austrisë, për mikrofonat SuperSport u shpreh se Evropianin ka kohë për të nisur, ndërkohë që thekson se këto ndeshje miqësore janë të rëndësishme për të parë gjendjen e ekipit dhe për të bërë disa eksperimenete, në mënyrë që skuadra të jetë gati për garimin në “Francë 2016”.

“Evropiani fillon më 10 qershor, ndërsa ne nisemi drejt Vienës për një miqësore që do të na shërbejë si eksperiencë e nevojshme, kur të kthehemi sërish në Austri në maj për të përgatitur si duhet evropianin e Francës”.

“Janë ndeshje që na shërbejnë për të bërë disa eksperimente, për të parë kushtet e futbollistëve si dhe për të punuar taktikisht me skuadrën.”

Për De Biasin, kualifikimi në Evropian nuk ka ndryshuar asgjë, ndërkohë që tregon edhe rrugën që duhet të ndjekin për të bërë mirë në këtë kompeticion madhor.

“Jemi të njëjtët, i afrohemi një evenimenti të rëndësishëm dhe duhet të përpiqemi të jemi të qetë.”