DC United thuhet se ka filluar bisedimet me Real Madridin për transferimin e Luka Modricit.
Mesfushori kroat po shkon drejt përfundimit të karrierës së tij dhe skuadra nga MLS i do shërbimet e tij.
Ish-fituesi i Topit të Artë ka edhe 18 muaj në kontratën e tij dhe DC United tenton që ta transferojë atë nga Los Blancos.
Zinedine Zidane është i gatshëm që të heq dorë nga lojtari, vetëm nëse e sigurojnë transferimin e Paul Pogbas ose Christian Eriksenit.
Në garë për transferimin e kroatit është edhe skuadra që është nën pronësi të David Beckhamit, Inter Miami.
Legjenda e Manchester United po ashtu po tenton ta transferojë edhe Luis Suarezin nga Barcelona që lidhet me një largim nga Camp Nou. /Telegrafi/