Site icon Telegrafi

Davide Beqiraj, djaloshi që ishte afër Leedsit kërkon një rast të dytë në karrierën e tij

Davide Beqiraj është futbollist i talentuar shqiptar, që është rritur në futbollin italian.

19 vjeçari ka bërë karrierë te klubi USD Recanatese, ndërsa pas paraqitjeve të mirë, kishte rënë në sy të Leeds United.

Madje pronari i klubit i kishte premtuar një provë, por klubi pasi humbi statusin elitar, ndryshoi strategji në afatin kalimtar.

Andrea Radrizzani, drejtues i Leeds, ishte në bisedime për ta ofruar në klub, por gjërat nuk shkuan mirë me klubin që e mbante kartonin e lojtarit.

Përfundimisht transferimi u bllokua, ndërsa Beqiraj mbeti lojtar i lirë.

Një sulmues tipik, që tani po kërkon një klub të ri për të shpalosur aftësitë e tij në futboll, ndërsa punën nuk e ka ndalur në asnjë moment. /Telegrafi/

Exit mobile version