Eksperti i njohur i transferimeve David Ornstein, ka dhënë një përditësim të madh sa i përket të ardhmes së Marcus Rashford mes thashethemeve se ai do të largohet nga Manchester United këtë muaj.
Muajin e kaluar, e ardhmja e Rashford tek United mbeti në dyshim pasi ai zbuloi në një intervistë se është i gatshëm për një aventurë të re.
Që prej atëherë, disa prej klubeve më të mëdha në Evropë kanë shprehur interesim për sulmuesin anglez, duke përfshirë Barcelonën dhe Milanin.
Tani, Ornstein ka dhënë një përditësim të madh për të ardhmen e Rashford, ndërsa ka ofruar edhe parashikimin e tij se çfarë mendon ai se do të ndodhë.
Duke folur në podcastin e The Athletic, Ornstein zbuloi se Rashford tashmë ka refuzuar tri kontrata nga klubet arabe, teksa ai personalisht pret që Rashford të largohet nga Unitedi në janar.
“Ka dhe do të ketë edhe disa takime të tjera për të eksploruar vende të ndryshme. Kushtet e marrëveshjes, a do të përfshije opsionin për ta blerë apo obligim blerje? A do të ishte Manchester United i hapur ndaj kësaj? Po Rashford a do ta pëlqente?”.
“Ka sugjerime se ai ka refuzuar tri oferta nga Superliga e Arabisë, por klubet arabe u kundërpërgjigjën dhe thanë se nuk kishte pasur oferta”.
“Nëse më pyesni se a pres unë që Marcus Rashford të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit – po, mendoj që po”, ka thënë Ornstein.
Në rast largimi të Rashford në janar, atëherë ‘Djajtë e Kuq’ raportohet se presin një shifër prej 40 milionë eurosh nga klubet e interesuara, por ata janë të përgatitur të negociojnë edhe një huazim të thjeshtë apo me të drejtë blerje në verë./Telegrafi/