Telegrafi

David Luiz: Ishte fitore ekipore, vështirë të luash kundër Costas

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit, David Luiz ka lavdëruar performancën e skuadrës së tij në fitoren 2-1 ndaj Chelseat në Londër.

PSG fitoi 2-1 dy ndeshje në kuadër të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat për të kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

“Ishte ndeshje e vështirë, por kurrë nuk ndryshuam filozofinë e lojës. U përpoqëm që të luajmë me topin dhe të krijonim hapësirë për të shënuar. Ishte fitore ekipore”

“Të gjithë e dinë se sa e vështirë është të luash këtu. Ishim të qetë dhe shënuam në momente kyçe. Diego Costa është lojtar fantastik dhe të luash kundër tij është shumë e vështirë. Do të japim maksimumin dhe të provojmë ta fitojmë. Jemi gati”, ka deklaruar ish-mbrojtësi i Chelseat.