Site icon Telegrafi

David Coote është shkarkuar si gjyqtar i Ligës Premier pas ofendimeve ndaj Liverpoolit dhe Kloppit

Gjyqtari i Ligës Premier, David Coote është shkarkuar pas një hetimi për sjelljen e tij, pasi në nëntor, u shfaq një video ku ai bënte komente nënçmuese për Liverpoolin dhe ish-trajnerin e tyre Jurgen Klopp.

Në atë video, Coote shprehet se Liverpool është një “m*t” dhe e ofendon Kloppin me fjalë të ulëta.

Në fund të të njëjtit muaj, Federata e Futbollit (FA) nisi një hetim, si dhe për ato që Coote diskutoi kartonët e verdhë përpara ndeshjes 2019 mes Leeds United dhe West Bromwich Albion.

Coote u mbrojt duke thënë se nuk ka ndodhur asgjë e papërshtatshme apo e paligjshme.

Në një deklaratë, organi përgjegjës për gjyqtarët profesionistë (PGMOL), shkroi: “Pas përfundimit të një hetimi të plotë mbi sjelljen e David Coote, punësimi i tij me PGMOL sot është ndërprerë. Me efekt të menjëhershëm është konstatuar se veprimet e David Coote ishin në shkelje të rëndë të kushteve të kontratës së tij të punës dhe pozicioni i tij u konsiderua i paqëndrueshëm”.

Lexo po ashtu David Coote lëshon një deklaratë ndërsa shfaqen akuza të reja shokuese kundër gjyqtarit të Ligës Premier

Në fund PGMOL i dha mbështetje Cootes duke theksuan se për ta është shumë e rëndësishme mirëqenia e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version