Site icon Telegrafi

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Pas hedhjes së shortit gjatë ditës së sotme (e premte) për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, tashmë janë konfirmuar edhe datat për secilën fazë deri te finalja e madhe.  

Ky do të jetë sezoni i 70-të i gatës elitare evropiane për klube dhe i 33-ti që kur u riemërua si Liga e Kampionëve dhe i pari sipas formatit të ri.

Edicioni i sivjetmë i Ligës së Kampionëve filloi më 9 korrik të citit 2024 dhe zgjat deri në finalen e madhe, të së shtunës më 31 maj 2025.

Lexo po ashtu Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Por, kur do të luhen ndeshjet e fazës së 1/8-tës, çerekfinalet dhe gjysmëfinalet?

Ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës janë programuar të luhen me 4 dhe 5 mars, ndërsa ato të kthimit një javë më vonë, më 11 dhe 12 mars.

Çerekfinalet do të luhen në datat 8 dhe 9 prill ndeshjet e para, teksa ato kthyese më 15 dhe 16 prill.

Gjysmëfinalet e para janë paraparë të zhvillohen me 29 dhe 30 prill, ato kthyese më 6 dhe 7 maj dhe finalja e Mynihut më 31 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version