Site icon Telegrafi

DASh: Shqipëria ka bërë përparime të shkëlqyera në luftën ndaj korrupsionit

Puna e SPAK-ut, është një sinjal pozitiv për investitorët e huaj që duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Kështu u shpreh Drejtuesja për Evropën Jugore e Qendrore e Departamentit Amerikan të Shtetit, Colleen Hyland gjatë konferencës ekonomike për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, shkruan Tvklam.al.

“Mendoj që Shqipëria ka bërë përparime të shkëlqyera në luftën ndaj korrupsionit, e cila vjen edhe si pasoje e veprimtarisë së SPAK që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ka fituar besimin e qytetarëve. Gjithashtu ky është një sinjal i fortë për investimet e huaja dhe mbi të gjitha është e rëndësishme edhe për bashkimin me BE-në”, u shpreh Hyland.

Ndërkohë sipas përfaqësueses së DASH, krijimi i një tregu rajonal shërben si një hap drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“Mbetet me rendësi edhe bashkëpunimi tregtar për zhvillimin e rajonit, pra jo vetëm të Shqipërisë, por edhe më gjerë. Kjo është një pjesë e rëndësishme që këto vende te përgatiten për t’u bëre pjesë e tregut të përbashkët të familjes evropiane”, tha tutje ajo.

Sipas përfaqësueses së Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria nuk mund të përparojë e vetme, ndaj garantoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo hap.

Exit mobile version