Site icon Telegrafi

“Darka e Lamës”, mysafirët shijojnë flinë gjigande dy metërshe – organizatori thotë se do të angazhohen për të aplikuar për në Librin Guinness

Në Has të Prizrenit sot u mbajt Darka e Lamës, që nga banorët vendas njihet edhe si “Darka e bereqetit”.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, shijoi atmosferën së bashku me shumë qytetarë që ishin mbledhur këtë të shtunë.

Organizatori i kësaj ngjarje, Haziz Hodaj, në një deklaratë për Telegrafin, u shpreh se ngjarja ka shkuar sipas planeve, dhe se kanë marrë pjesë qytetarë nga vende të ndryshme të Kosovës.

“Ka qenë ditë e mirë, festë e mirë ku kemi pasur mysafirë nga gjitha anët e Kosovës, besoj se janë kënaqur edhe mysafirët”, tha ai.

Gjithashtu, Hodaj tha se janë fokusuar që në këtë ngjarje mysafirëve t’u servohet edhe një fli gjigande.

“Ka qenë një fli gjigande, ku mysafirët nuk kanë mundur të hanë të tërën. Ka qenë e përmasave 2 metra”, u shpreh Hodaj, derisa tha se do të angazhohen për të aplikuar për Librin Guinness, për shkak të madhësisë së saj./Telegrafi/

 

Exit mobile version