Hip hop ylli shqiptar me famë në Gjermani, Dardan, ka nënshkruar kontratën e tij të re të madhe.
Reperi ka publikuar në Instagram një foto nga momenti i nënshkrimit me labelin e madh “Sony”.
“Dardan arrin të bëjë hite një pas tjetër. Ne jemi të kënaqur që që Dardan dhe ekipi i tij Hypnotize kanë nënshkruar për vitet e ardhshme me ne”, shkruan në një komunikatë nga Sony Germany.
Ky nënshkrim është hap i madh në karrierë për Dardanin.
Kënga e fundit nga Dardan ishte “Coco Mama”, ndërsa hiti më i madh i tij mbetet “Facetime”. /Telegrafi/