Artistët shqiptarë, Dardan dhe Noizy, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.
“Bandita” vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale me interpretim në gjuhën shqipe dhe gjermane.
Miksimi është bërë nga Menju me producim të këtij të fundit në bashkëpunim me Wings.
Për videon ndërkohë është përkujdesur Omely dhe tashmë të plotë e gjeni në YouTube.
Të njëjtit sollën bashkëpunimin e parë në janar të këtij viti të quajtur “Alles Gut”.
Projekti i tyre deri më tani për kaq muaj ka kaluar shifrën e mbi 13 milionë klikimeve.
Reperi nga Shqipëria theksojmë që vetëm një javë më parë solli një duet me Ardian Bujupin. /Telegrafi/