Site icon Telegrafi

Danina Rexhepi shpallet kampione ballkanike, fiton të artën në Stamboll

Karateistja e re nga Prishtina, Danina Rexhepi është shpallur kampione ballkanike në garat e mbajtura në Stamboll në kategorinë deri në 50 kilogramë.

Danina Rexhepi është një tjetër sportiste luftarake që ka nisur shkëlqimin në ‘tapetet’ evropiane.

Ajo shkëlqeu në Kampionatin Ballkanit apo ‘Balkan Championships For Children’, ngjarje që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

Në një konkurrencën të fortë, Rexhepi u shpall kampione ballkanike në këtë turne të madh në kategorinë deri në 50kg.

Kosova në këtë garë u përfaqësua nga 83 garues, ku në këtë kampionat morën pjesë 12 shtete me 1657 garues.

Shteti jonë fitojë 6 medalje, nga to 2 të arta dhe katër të bronzta. /Telegrafi/

Exit mobile version