Danimarka e Norvegjia do të luajnë në finalen e Kampionatit Evropian në hendboll (femrat). Dy Kombëtaret nga Skandinavia të premten kanë shkëlqyer në gjysmëfinale dhe do të garojnë për titull të kampionit të dielën.
Norvegjia dominoi ndaj kampiones olimpike, Francës, për të fituar me rezultatin 28:20. Portierja Margaretha Solberg ishte në nivel të detyrës duke bërë 14 pritje. Më efikasja ishte Nora Mork me tetë gola. Shtatë i shënoi Stine Oftedal.
Te Franca pesë gola i shënoi Grace Zaadi Deuna.
🇳🇴 On their way to their 1⃣2⃣th EHF EURO Final ✅ #ehfeuro2022 #playwithheart @NORhandball pic.twitter.com/kECey9qU9X
— EHF EURO (@EHFEURO) November 18, 2022
Norvegjia është kampione botërore dhe kampione evropiane.
Në gjysmëfinalen e parë, Danimarka fitoi ndaj Malit të Zi, 27:23. Danezet siguruan medalje evropiane për herë të parë që nga viti 2004.
Danimarkën ndaj Malit të Zi e udhëhoqi Emma Cecilie Friis me shtatë gola. Te Mali i Zi nga shtatë gola i shënuan dy lojtare.
1⃣8⃣ 𝘆𝗲𝗮𝗿𝘀 𝗹𝗮𝘁𝗲𝗿… 🇩🇰
Denmark are back in the EHF EURO final after 18 years!
@dhf_haandbold | #ehfeuro2022 | #playwithheart pic.twitter.com/G8s6RiPuoJ— EHF EURO (@EHFEURO) November 18, 2022
Gjysmëfinalet u zhvilluan në Lubjanë të Sllovenisë, ndërsa ky evropian është zhvilluar edhe në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Të dielën prej orës 17:45 është ndeshja për vend të tretë në mes të Malit të Zi dhe Francës.
Kurse finalja në mes të Danimarkës dhe Norvegjisë është prej orës 20:30.