Sfida interesante u zhvilluan në xhiron e 24 të Prince Caffe Superligës. Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Ponte Prizrenit, ku dukshëm më i dalluari ishte Daniel Lekndreaj me 21 pikë, 14 kërcime dhe pesë asistime, ndërsa shtoi edhe tre topa të vjedhur dhe një bllokadë.
Ai kishte indeksin e ndeshjes 40 apo më të lartin e kësaj xhiro dhe njërin nga më të lartit në këtë kampionat. Basketbollisti shqiptar shpallet MVP që nuk është hera e parë në këtë edicion.
Trepça ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe mundi Rahovecin, ndërsa më i miri ishte Drilon Hajrizi me 15 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime.
Sigal Prishtina realizoi fitore bindëse kundër Vëllaznimit në Gjakovë, ku u dalluan Nate Grimes me 17 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime, ndërsa u ndihmua nga Jan Palokaj me nëntë pikë, 11 kërcime e 6 gjashtë asistime.
Peja triumfoi në derbin e kësaj xhiro ndaj Golden Eagle Yllit, ku u dallua Arian Qallaku me 18 pikë e shtatë kërcime.
Top 5
Daniel Lekndreaj (Bashkimi) 21 pikë, 14 kërcime, 5 asistime
Drilon Hajrizi (Trepça) 15 pikë, 5 kërcime, 4 asistime
Nate Grimes (Sigal Prishtina) 17 pikë, 6 kërcime, 2 asistime
Jan Palokaj (Sigal Prishtina) 9 pikë, 11 kërcime, 6 asistime
Arian Qallaku (Peja) 18 pikë, 7 kërcime