Ndarja nga jeta e doktorit të Barcelonës, Carles Minarro tronditi të gjithë opinionin sportiv në Spanjë dhe më gjerë.
Teksa po kryheshin përgatitjet e fundit para fillimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe Osasunës, u dha lajmi për ndarjen nga jeta të doktorit të ekipit të parë të blaugranasve.
Ndonëse fillimisht nuk diheshin shkaqet e këtij rasti tragjik, më vonë u konfirmua se ataku kardiak ishte ajo që i mori jetën 40-vjeçarit.
Reagimet pas këtij rasti ishin të shumta dhe vazhdës së tyre iu bashkua edhe ylli i Barcelonës, Dani Olmo.
Olmo u shpreh mjaft i mërzitur dhe i tronditur nga ajo që ndodhi, teksa shprehu falenderim ndaj tashmë të ndjerit për gjithçka që ka bërë për të.
“Është shumë e vështirë të besosh dhe të pranosh atë që ndodhi, faleminderit Carles, faleminderit për gjithçka që ke bërë për mua”
“Jo vetëm këtë vit, por gjatë gjithë karrierës sime sportive, do të më mungoni shumë, gjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Olmo në Instagram.
Përveç Olmos, pati reagime edhe nga lojtarë të tjerë si Pedri, teksa nuk munguan as ato nga rivalët si Real Madridi dhe ylli i tyre Kylian Mbappe./Telegrafi/