Dani Alves, deri para pak kohësh një futbollist aktiv, u rikthye për herë të parë në rrjetet sociale pasi u dënua për përdhunim.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, gjykata e Barcelonës e dënoi futbollistin me katër vite e gjysmë burg për përdhunimin e një gruaje në një klub nate, natën e 30-31 dhjetorit 2023. Alves u lirua më 25 mars pas dorëzanisë në shumën prej një milion eurosh.
Zyra e prokurorit dhe ekipi ligjor i palës civile i udhëhequr nga Estero García apeluan kundër këtij vendimi, por ankesa e tyre u refuzua dhe braziliani mbeti i lirë. Pasi u pagua me kusht, gjykata e liroi Alvesin, por i sekuestroi të dy pasaportat, braziliane dhe spanjolle.
Ish-ylli i Barcelonës nuk lejohet të largohet nga Spanja dhe duhet të paraqitet në gjykatë çdo të premte. Alves tashmë ka riaktivizuar profilin e tij në Instagram, ku ka postuar një foto të tij të veshur me një bluzë “Good times are coming”.
Mediat spanjolle së fundmi raportuan se ai filloi biznesin e tij. Alves themeloi një agjenci për të përfaqësuar atletët profesionistë. Kompania quhet OQP Sport & Management dhe përveç detyrave menaxheriale do të menaxhojë edhe imazhin e sportistëve.
Portali ON Economia zbuloi se kompania tashmë figuron në regjistrin tregtar të Spanjës dhe se do të jetë me seli në Barcelonë. Është themeluar në prill të këtij viti me një kapital fillestar prej 30 mijë euro. /Telegrafi/