Site icon Telegrafi

Dameva: Së shpejti do të jetë gati raporti i Komisionit për arratisjen e Blerim Ramadanit

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor thekson se janë të gatshëm të ofrojnë zgjidhje ligjore për idenë e qeverisë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor, megjithatë, ajo përsërit qëndrimin se gjyqësori është pushtet i ndarë nga ai ekzekutiv.

“Ne rekomandimet tona i kemi dorëzuar në kuadër të grupit punues i cili i ka punuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor. Në Vazhdimësi kishte përfaqësues tanë dhe ajo u iniciua, sërish do të theksoj nga raporti i dorëzuar i Misionit Vlerësues. Të gjitha rekomandimet janë dorëzuar atëherë, megjithatë edhe në periudhën e ardhshme jemi të gatshëm nëse propozohet zgjidhje e re ligjore ose qaset drejt zgjidhjes së re ligjore. Absolutisht me propozimet tona do të marrim pjesë aktivisht në drejtim të përgatitjes së ligjit solid, i cili sërish do të theksoj. Nga ajo procedurë, nga të gjitha dispozitat ligjore më tej do të nënkuptonte si do të kthehet dhe nëse do të kthehet besimi te qytetarët”, u shpreh Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor.

Dameva, para gazetarëve foli edhe për çështjen e raportit të Komisionit të formuar nga Këshilli, në lidhje me arratisjen e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani. Komisioni, duhet të vërtetojë nëse ka përgjegjësi gjykatësi Pajazit Pajaziti, i cili ia zëvendësoi Ramadanit masën e paraburgimit efektiv me atë shtëpiak. Dameva, thekson që së shpejti raporti do të jetë gati dhe do të diskutohet në seancë të Këshillit.

“Absolutisht, tërë procedura rreth rastit konkret, rreth përgjegjësisë së gjykatësit ose ngjashëm, të mos prejudikojmë ka afate ligjore, por theksoj se në këtë rast do të punohet intensivisht dhe me shumë urgjencë. Kështu që, opinioni meriton përgjigje sa më shpejtë, veçanërisht se ato raste ishin sensitive për opinionin dhe ka reaguar për të njëjtat”, tha Vesna Dameva, kryetare e Këshillit Gjyqësor./Alsat/

Exit mobile version