Mbrojtësi i Interit, Danilo D’Ambrosio pritet të largohet nga kampi i Italisë pas një dëmtimi në gishtin e këmbës së majtë.
D’Ambrosio pësoi disa goditje gjatë fitores të së shtunës 2-0 ndaj Greqisë në Stadio Olimpico, e cila iu siguroi kualifikimin për në Euro 2020.
Megjithatë, edhe pse i lënduar, mbrojtësi i Interit vazhdoi ndeshjen dhe luajti deri në minutën e fundit.
“Kam marrë një mavijosje në gjurin tim të djathtë, por problemi i vërtetë është se kam frikë se kam thyer gishtin e vogël në këmbën e majtë”.
“Ne kemi nevojë për të bërë disa teste dhe të shohim se çfarë ka ndodhur”, ka thënë D’Ambrosio për Gazzetta dello Sport.
Përveç D’Ambrosios, edhe Federico Chiesa u lëndua në këtë takim duke u detyruar ta lëshoj fushën gjatë pjesës së parë dhe të dy pritet të humbasin udhëtimin në Lihtenshtajn të martën. /Telegrafi/