Interi ka njoftuar se mbrojtësi Danilo D’Ambrosio ka dalë pozitiv me coronavirus.
Mbrojtësi është vendosur në izolim në shtëpi pas testimit pozitiv për COVID-19 në testet e fundit të bëra nga Nerazzurrët.
Klubi konfirmoi lajmin në një deklaratë në faqen e tyre zyrtare, derisa gjendja e tij është e mirë.
“FC Internazionale Milano njofton se Danilo D’Ambrosio ka dalë pozitiv me COVID-19 pas provave të kryera dje”.
“Mbrojtësi i Nerazzurëve është tashmë në karantinë në shtëpinë e tij”, thuhet në njoftimin e klubit italian.
Mbetet të shihet në ditët e ardhshme se a do të rritet numri i lojtarëve të infektuar me coronavirus, pasi natyrisht se mbrojtësi kishte kontakte me lojtarët e tjerë. /Telegrafi/
📑 | COMUNICATO
FC Internazionale Milano comunica che @ddambrosio è risultato positivo al Covid-19 👇https://t.co/cpMAuGoVjq
— Inter ⭐⭐ (@Inter) March 16, 2021