Site icon Telegrafi

Dalloni dashnorin e keq sipas hapave: Meshkujt të cilët kanë problem me ereksionin ecin kështu

Meshkujt të cilët ecin me hap të vogël në 40 për qind të rasteve kanë probleme me disfunksionin erektil, sepse muskujt e komblikut i kanë të dobët, besojnë ekspertët

Hulumtuesit japonezë kanë matur gjatësinë e hapave te meshkujt, si edhe lartësinë deri sa e ngrenë këmbën në hap, transmeton Telegrafi.

Ata të cilët kanë bërë hapa më të vegjël kanë pasur probleme më të mëdha me impotencën.

Rezultatet tregojnë që forca e muskujve të komblikut ka gjithsesi ndikim të madh në të dhe luan rol të madh në arritjen dhe mbajtjen e ereksionit.

– Forca e muskujve të komblikut dhe këmbëve dhe fleksibiliteti i tyre janë faktorë kyç te disfunksioni erektil. Besojmë që edhe disfunksioni erektile dhe hapat e vegjël janë si pasojë e muskujve të dobët të komblikut, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit.

Në hulumtim kanë marrë pjesë 324 meshkuj të rritur. Meshkujt me hapa të shkurtër kanë pasur rreth 40 për qind shanse që të kenë probleme me disfunksionin erektil, pavarësisht nga faktorët e tjerë.

Muskujt e komblikut te meshkujt u ofrojnë mbështetje fshikëzës dhe zorrëve, si edhe funksionit seksual.

Hapat e shkurtër mund të jenë të lidhur me forcën dhe libidonë, por edhe me mungesën e testosteroneve, të cilët nxisin dëshirën seksuale.

Te ata të cilët kanë hapa të mëdhenj supozohet që kanë qarkullim gjaku më të mirë dhe kanë më shumë vetëbesim, andaj vetvetiu edhe janë më të mirë në seks. /Telegrafi/

Exit mobile version