Luan Dalipi, shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, ka thënë sot se përkushtimi i Kosovës mbetet i fortë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi po përballet me pengesa për shkak të refuzimit të Serbisë.
Dalipi në një postim në X shkruan se president serb, Aleksandar Vuçiq po tallet me të gjithë të përfshirët në dialog.
“Përkushtimi i Kosovës mbetet i fortë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Marrëveshja e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi po përballet me pengesa për shkak të refuzimit të Serbisë për të nënshkruar dhe pajtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjes.
Serbia refuzoi në mënyrë të përsëritur të nënshkruajë marrëveshjen, duke përmendur arsye të ndryshme, duke përfshirë një lëndim të supozuar të dorës nga presidenti i Serbisë. Ai po tallet me të gjithë të përfshirët…!
Kosova me të drejtë kërkon një plan të balancuar të sekuencës për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa Serbia rrezikon vlefshmërinë e marrëveshjes duke insistuar në marrëveshjen për asociacionin e komunave me shumicë serbe si parakusht…”, shkruan Dalipi. /Telegrafi/
Kosova’s commitment remains strong for stability in the Western Balkans. EU’s treaty to normalize Kosova-Serbia relations is facing hurdles because of Serbia’s refusal to sign & agree to the implementation of the agreement in full. 1/3
— Luan Dalipi (@DalipiLuan) September 16, 2023