Janë publikuar pamjet e momentit kur Robin Olsen është sulmuar nga tifozët e Manchester Cityt, me të përfunduar ndeshja në Etihad Stadium.
Aston Villa nuk ia doli ta mbante epërsinë prej dy golash ndaj Citizens, duke u mposhtur në fund 3-2 nga vendasit.
Derisa festa e tyre në fushë eskaloi, disa prej tifozëve të Citizens e sulmuan portierin e mysafirëve, Robin Olsen.
Gardiani u ankua se një nga tifozët e goditi në kokë, pas së cilës trajneri Steven Gerrard i kërkoi Manchester Cityt të hetonte incidentin dhe shpejt erdhi një falje nga kampioni.
“Manchester City dëshiron t’i kërkojë falje Olsenit, i cili u sulmua gjatë festës. Klubi ka nisur menjëherë hetimet dhe do ta gjejë personin dhe më pas do ta ndalojë hyrjen në stadium”, thuhet në komunikatën e Cityt.
Natyrisht se tifozi do të hetohet për sjelljen e tij dhe priten të merren masa të ashpra për të pas kamerat me gjasë kanë arritur ta kapin fytyrën e tij. /Telegrafi/
Manchester City have apologised after Aston Villa goalkeeper Robin Olsen was assaulted during a pitch invasion.
Manchester City held off Liverpool to win the Premier League by a single point after scoring three goals in five minutes against Villa.
More👉 https://t.co/pEW9ni4qEz pic.twitter.com/ErrxaNwYmw
— Sky News (@SkyNews) May 23, 2022