Liverpooli pësoi një humbje 3-1 ndaj Arsenalit të dielën dhe pamjet e reja tregojnë reagimin e ashpër të Jurgen Klopp pas golit të pësuar nga Bukayo Saka.
Sulmuesi anglez e zhbllokoi duelin në minutën e 14-të pas një aksioni të shpejtë të sulmuesve vendas.
Gjithçka ndodhi kur mesfushori i Liverpoolit, Ryan Gravenberch nuk arriti të ndalonte Gabriel Martinelin dhe nuk ushtroi presion ndaj tij duke i lënë hapësira vendasve për të ndërtuar një sulm të shpejtë.
Klopp e pa gabimin e mesfushorit holandez dhe tani kanë dalë pamjet e reja ku shihet duke e qortuar atë për neglizhencën që tregoi në fushë.
Trajneri i Liverpool ishte dukshëm i pakënaqur me mënyrën se si u pranua goli.
Ai i tund duart holandezit, duke vënë në dukje punën e dobët të mesfushorit në presing dhe pamjet tanimë janë bërë virale. /Telegrafi/
https://twitter.com/CharlieeLFC/status/1754849661012136300