Site icon Telegrafi

Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Detaje të reja rreth vdekjes së legjendës Diego Maradona kanë shkaktuar tronditje. Maradona vdiq në nëntor të vitit 2020 nga dështimi i zemrës ndërsa po shërohej nga operacioni. Gjyqi i shtatë anëtarëve të ekipit të tij mjekësor filloi së fundmi dhe do të zgjasë disa muaj.

Mjeku Colin Campbell, i cili ishte fqinji i Maradonës, dëshmoi se nuk kishte defibrilator apo pajisje të tjera të nevojshme mjekësore në shtëpinë e Maradonës natën e vdekjes së tij.

Shtëpia ishte e pisët, veçanërisht dhoma ku ishte Maradona, pa kushte elementare higjienike apo pajisje mjekësore.

Ai zbuloi se Maradona kishte qëndruar i vdekur për më shumë se dy orë dhe nuk kishte asgjë në dhomën e tij që do të ndihmonte me ringjalljen, pa oksigjen apo defibrilator.

Këtë dëshmi e ka konfirmuar mjeku Juan Carlos Pinto, i cili ka mbërritur si pjesë e Ambulancës. Vdekja e Maradonës tronditi thellë Argjentinën, ku ai ishte një hero i madh për fitimin e Kupës së Botës 1986.

Gjyqi përfshin mbi 100 dëshmitarë dhe të pandehurit mund të përballen me dënime me burg nga 8 deri në 25 vjet nëse shpallen fajtorë. Infermierja Dahiani Madrid do të përballet me një gjyq të veçantë në korrik.

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"
Lexo po ashtu Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Gjykim stresues

Dhjetë ditë më parë u zbuluan edhe detaje të vdekjes së Maradonës. Më pas u zhvillua në Buenos Aires seanca e parë e gjyqit të ekipit mjekësor, ku prokurori Patricio Ferrari shkaktoi tronditje të madhe te të pranishmit.

Prokurori ka treguar një foto të Maradonës në momentin e vdekjes së tij, e cila ka shkaktuar emocione të forta tek familjarët dhe të pranishmit.

“Kështu vdiq Maradona”, tha Ferrari teksa mbante foton lart, duke theksuar se gjendja e rëndë shëndetësore e Maradonës ishte e dukshme dhe se asnjë nga të pandehurit nuk mund të pretendonte se nuk kishte dijeni për gjendjen e tij.

Vajzat e tij Dalma dhe Giannina shpërthyen në lot dhe më pas u ngushëlluan nga motra e tyre Jana. Skena dramatike u transmetua drejtpërdrejt në kanalin YouTube të Gjykatës së Lartë Provinciale të Buenos Aires dhe u përhapen shpejt në mediat sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version