Site icon Telegrafi

Daja: Kontrolluam ndeshjen, kemi mungesa të rëndësishme

Foto nga arkivi

Ferizaj dhe Ballkani kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e xhiros së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ka qenë një duel shumë interesant, por që në fund përfundoi pa gola dhe pa fitues.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë pas ndeshjes se e kontrolluan lojën duke krijuar disa raste, por pa sukses.

“Mendoj që pavarësisht se nuk shkuam te fitorja, kontrolluam lojën dhe pothuajse e kishim nën kontroll. Kishim rastet para portës. Pas ngërçit në lojë, mendoj që sot jemi rikthyer”.

Lexo po ashtu Vazhdon kriza e Ballkanit, barazon edhe me Ferizajn

“Mungesat janë të rëndësishme, por lojtarët që u inkuadruan, justifikuan besimin. Ishim në ekuilibër. Kundërshtari u mbrojt mirë”.

“Po të shfrytëzonim rastet, mund edhe të shkonim drejt marrjes së fitores”, deklaroi Daja. /Telegrafi/

Exit mobile version