Bebe Rexha shumë shpejt është bërë një nga yjet më të kërkuara të industrisë së muzikës. Kështu e nis shkrimin gazeta prestigjioze, Daily Mail.
Për të përditshmen britanike këngëtarja shqiptare zbuloi se frymëzohet nga Hip-hop artistët meshkuj.
Por, bashkëpunimin më të suksesshëm e ka pasur kohët e fundit me reperen amerikane, Nicki Minaj, “No Broken Hearts Broken”.
“E shoh veten si një artist mashkull. Unë frymëzohem nga artistë e hip hop”, tha Rexha për gazetën britanike, transmeton Telegrafi.
Dhe me sa duket këngëtarja 26-vjeçare e ka një idol, nga i cili edhe frymëzohet për këngët e saja. “Unë dua të jem Kanye West dhe të bëjë muzikën që ai e bën. Unë nuk trembem”, tha më tutje Bebe.
Bukuroshja, që ka shkruar “Monster” të Eminemit dhe Rihannas, thotë se rritja në New York dhe rrënjët nga Shqipëria e bëjnë më të fortë.
“Kur rritesh në New York, je femër dhe prindërit vijnë nga një shtet tjetër, Shqipëria, duhet të bëheni e fortë dhe të jeni si një nga djemtë”, ka deklaruar ajo.
Së fundi këngëtarja ka pasur një performancë të jashtëzakonshme në një klub nate londinez të dedikuar për homoseksualët. /Telegrafi/