Ditën e djeshme, Telegrafi ka raportuar për një bashkëpunim të këngëtares Dafina Zeqiri me reperët Ledri Vula dhe Lumi B.
Kënga, e cila tashmë ka filluar xhirimet e klipit, pritet të prezantohet shumë shpejt para publikut.
Lidhur me këtë, artistja e njohur ka sjell disa pamje nga prapaskenat e videoklipit të ri, duke prezantuar njërën prej dukjeve të saj në këtë projekt.
Meqenëse shquhet për stilin unik, Dafina edhe këtë herë ka eksperimentuar me flokët dhe grimin që ka realizuar.
Ajo është përkujdesur mjaft shumë për këtë ‘look’, teksa kënga e tyre nuk ka dyshim se do jetë një nga hitet e kësaj vere.
Edhe pse ky është bashkëpunimi i tyre i parë së bashku, Dafina numëron hite të shumta me Lumi B dhe dy projekte të tjera me Ledrin.
Sido që të jetë, një datë zyrtare e lansimit të këtij projekti nuk është njoftuar akoma. /Telegrafi/