Site icon Telegrafi

Cucurella tërbon edhe më shumë gjermanët në lidhje me penalltinë e padhënë në Euro 2024

Mbrojtësi i SDpanjës, Marc Cucurella, ka vënë në shënjestër lojtarët e Gjermanisë pas Euro 2024 së verës së kaluar.

Lojtari ndihmoi Spanjën të fitonte turneun, megjithëse pati polemika në fitoren e tyre kundër Gjermanisë nikoqire në lidhje me një lojë të mundshëm me dorë kundër mbrojtësit të krahut.

Incidenti ndodhi në kohën shtesë dhe penalltia nuk u akordua nga gjyqtarët e ndeshjes, duke e bërë vendin nikoqir të tërbohej.

Por Cucurella kujtoi për Marcan: “Ata mendojnë se u eliminuan për shkak të lojës me dorë, por kishte ende shumë kohë për të bërë gjërat e duhura dhe ata duhet të kishin ekzekutuar penalltinë…”.

“Mund të kishim thënë gjithashtu se ( Toni) Kroos duhej të ishte përjashtuar nga loja për ndërhyrjet e tij”.

“Në fund, kur humbet, gjithmonë kërkon diçka për t’u ankuar, por ky është futbolli dhe nuk mund të bësh asgjë për të. Pasi ndodhi, ndodhi. Ata u ankuan për të dhe kaq ishte”, shtoi më tej Cucurella. /Telegrafi/

Exit mobile version