Site icon Telegrafi

Ç’thotë ngjyra e flokëve për ju?

Jo më kot jeni fiksuar pas një ngjyre të caktuar flokësh. Edhe nëse nëna natyrë nuk deshi të lindnit bionde, thirrja juaj e brendshme për të ndryshuar nuk vjen nga hiçi

Ngjyra e flokëve që mbani ka fuqinë të përkthejë një pjesë të karakterit tuaj!

Ombre

Baza e errët dhe gjatësitë e flokëve që vijnë e çelen gradualisht janë një kontrast sa praktik, aq edhe tërheqës. Gratë që i mbajnë vazhdimisht flokët me ombre kanë një ndërthurje të trasgresivitetit (kontrasti i fortë) me shkujdesjen dhe në përgjithësi u pëlqen të joshin me pamjen e jashtme por më shumë akoma, me karakterin.

Bionde e artë

Kjo është ngjyra e ikonave të bukurisë: Marilyn Monroe dhe Brigitte Bardot mbanin thuajse gjithmonë flokë biondë me nuancë të artë. Duke qenë se shkëlqen më shumë se biondja e platinit dhe nuanca e artë i jep më shumë ëmbëlsi se grija e ftohtë, kjo ngjyrë flokësh në përgjithësi zgjidhet nga gratë që duan të duken të ëmbla dhe flirtuese.

Bionde platin

Duke qenë se vetëm 10% e popullsisë së botës është natyralisht bionde, biondët natyralë janë shumë të rrallë dhe në përgjithësi, tërheq shumë vëmendje si ngjyrë. Të jesh bionde do të thotë të jesh e veçantë, ndaj grave që zgjedhin këtë ngjyrë për një kohë të gjatë u pëlqen të jenë të veçanta.

Zeshkane natyrale

Duam s’duam, është krijuar ideja se floku i errët lidhet me zgjuarsinë tek gruaja. Nga ana tjetër në aspektin fizik kjo ngjyrë i thekson tiparet duke të bërë të dukesh më e fortë dhe më e vendosur në pamje të parë. Vajzat që kërkojnë ngjyrën zeshkane natyrale të flokëve në përgjithësi janë natyra më të rezervuara dhe me ide të qarta.

Zeshkane e errët

Ashtu si zeshkania natyrale edhe flokët në ngjyrë të errët lidhen me dëshirën për prezencë në një ambient shoqëror. Përveç kësaj, krijojnë edhe idenë e misterit dhe njëherësh, të një gruaje krijuese dhe me botë të brendshme shumë të zhvilluar.

E kuqe dhe portokalli

Flokëkuqet natyrale janë akoma më të rralla se biondet: 2-6% në vende të ndryshme të botës. Por përveçse janë të veçanta, portokallia ose e kuqja e ndezur bien në sy ndaj në përgjithësi gratë që zgjedhin këtë ngjyrë flokësh e duan vëmendjen, aventurën dhe janë mjaft të shoqërueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version