Telegrafi

Cristiano Ronaldo e nis me gol dhe asistim – futet në histori të futbollit

Cristiano Ronaldo e ka nisur me gol e asistim sezonin e ri në Arabinë Saudite, duke e ndihmuar skuadrën e tij Al-Nassr të fitojë me rezultat 2-0 ndaj Al-Taawounit në Superkupën e Arabisë Saudite.

Në gjysmëfinale të Superkupës së Arabisë Saudite, Ronaldo asistoi në minutën e 8-të për Ayman Yahyan për 1-0.

Vet sulmuesi portugez arriti të shënojë në minutën e 57-të për 2-0, rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

 

Më 17 gusht portugezi me ekipin e tij do të luajë në finale kundër Al Hilalit, në “Kingdom Arena” të Riyadhit.

39-vjeçari ka hyrë në histori duke u bërë futbollisti i parë që ka shënuar në 23 sezone rresht në nivel klubesh.

Ai në vitin 2002 debutoi me Sportingun, ndërsa shkëlqimin e ka vazhduar edhe në sezonin e vitit 2024. /Telegrafi/