Site icon Telegrafi

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez shijojnë pushimet vetëm në Mallorca

Foto: Screenshot/Instagram

Georgina Rodriguez ka publikuar foto të reja në profilin e saj në Instagram dhe ka treguar se bashkë me partnerin e saj, Cristiano Ronaldon, po shijojnë pushimet në Mallorca.

“Pak ditë për mamin dhe babin”, ka shkruar ajo në përshkrimin e postimit dhe në më pak se 12 orë ka mbledhur më shumë se tre milionë pëlqime.

“Duket sikur jeni bërë për njëri-tjetrin”, “Je shumë e lezetshme”, “Thjesht shijoje, e meriton” – ishin disa nga komentet e fansave të tyre.

Pushimet e yllit të futbollit vijnë pak pas Kampionatit Evropian, ku fitoi kombëtarja e Spanjës.

Lexo po ashtu Ky detaj bën të dyshohet që Ronaldo është martuar në fshehtësi me Georgina Rodriguez

Ronaldo së fundmi u komentua për një martesë të mundshme me Georginan pasi në një video iu referua si gruaja e tij.

Kjo ka lënë të dyshohet se ata mund të jenë martuar në fshehtësi, ndonëse deri më tani nuk ka pasur ndonjë njoftim.

Dyshja kanë bashkë dy fëmijë, një vajzë Alana dhe një tjetër Bella.

Georgina viteve të fundit ka qenë një personazh shumë i komentuar për shkak të paraqitjeve në rrjete sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version