Barcelona ka pasur shumë lojtarë të shkëlqyeshëm brazilianë gjatë viteve, por klubi kurrë nuk ka psur lojtarë me qetësi dhe ndjeshmëri si Philippe Coutinho dhe Paulinho.
Yje si Neymar, Ronaldinho, Romario dhe Ronaldo, janë futbollistë të klasit botëror, por që ishin të njohur edhe me aktivitet e tyre jashtë fushe, që jo rallë herë i kanë krijuar klubit probleme në menaxhimin e tyre.
Coutinho dhe Paulinho janë më ndryshe, ndryshe nga lojtarët që vijnë nga Brazili, pasi ata tashmë kanë përvojë në futbollin evropian dhe ishin të përgatitur mendërisht për të luajtur në La Liga.
Për shembull, Countiho kishte luajtur në ligën spanjolle si huazim në Espanyolin, ndërkohë që ai ishte lojtar i Interit. Ai luajti edhe me Liverpoolin.
Sa për Paulinho, ai kaloi ka kaluar kohë në kampionatin e Lituanisë dhe Polonisë, përpara se të kthehej në Brazil dhe pastaj të kthehej në Evropë me Tottenhamin.
Në Londër atij nuk i ka funksionuar siç ishte planifikuar, por përvoja e ka ndihmuar mesfushorin, i cili tani luan në Camp Nou, dhe e ringjalli karrierën pasi shkoi të luajë në Kinë.
Sigurisht ka pasur edhe lojtarë të tjerë brazilian në Barcelonës, dhe shembulli më i mirë mbetet Rivaldo.
Ai ishte serioz, i qetë dhe fjalët e tij i thoshte në fushën e futbollit. /Telegrafi/