Site icon Telegrafi

Coutinho dhe Griezmann nuk vijnë në janar, Barcelona kërkon një lojtar për Ligën e Kampionëve

Barcelona vazhdojnë të jenë në kërkim të një lojtari që luan pas sulmuesve, pasi që ky sistem i lojës i përshtatet trajnerit të ri Ernesto Valverdes. 

Dy objektivat kryesorë të klubit mbeten: Coutinho dhe Griezmann. Për të parin Barcelona nuk është ndalur dhe me gjasë do të mbetet në garë.

Sa i përket  Griezmann, Atletico Madrid është ankuar në FIFA për Barcelonën, pasi kanë negociuar me lojtarin.

Tani për tani Barcelona duhet të mendojë për një lojtar tjetër, që të nënshkruajë në afatin kalimtar të janarit.

Klubit i duhet një lojtar për Ligën e Kampionëve, ndërsa për Coutinhon dhe Griezmannin, duhet të pritet deri në verë.

Katër mundësit

Fekir (Lyon):

Çmimi i tij është 50 milionë euro dhe ndiqet nga Barcelona që një kohë të gjatë. Robert Fernandez e ka përcjell lojtarin disa herë. Ai është 24 vjeç dhe luan për Kombëtaren franceze.

Arthur (Gremio)

Barcelona vetëm se ka kontaktuar me lojtarin. Robert Fernandez ishte për ta përcjell lojtarin në finalen e Kupa Libertadores. Për të thuhet se ka ngjashmëri me Xavi Hernandez, dhe mund të blihet për 25 milionë euro.

Ozil (Arsenal)

Kontrata e tij me Arsenalin i skadon në qershor. Për ta blerë atë nuk do të jetë problem pasi që lojtari mbetet pa kontrata, por paga e tij 9 milionë euro në vit është një problem, për mesfushorin që i mbush 29 vjeç.

Oscar (Shanghai)

Ai është 26-vjeçar dhe paguhet 24 milionë euro në vit, një nga më të pagurit në Chinese League. Shanghai për ta kishte paguar 61 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version