Site icon Telegrafi

Conte nuk garanton të ardhmen e Cesc

Bosi i Chelseat, Antonio Conte, nuk ka përjashtuar ndonjë mundësi për largim të Cesc Fabregasit.

Mësohet se Chelsea është gati që të lejojë largimin e asit të mesfushës.

“Tani për tani, ne jemi në fillim të nëntorit dhe është me rëndësi që të shikojmë të ardhmen dhe të ndërtojmë diçka që është me rëndësi për të ardhmen”.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga TRANSFERIMET E LOJTAREVE

“Është herët që të flasim. Fabregas është lojtar i Chelseat dhe jam i lumtur që e kam në skuadër”.

“Tani për tani është me rëndësi që ai të kthehet mirë, që ai të gjejë formën e duhur sepse mund të na ndihmojë”, u shpreh Conte. /Telegrafi/

Exit mobile version