Telegrafi

Conte i kërkon këta dy futbollistë te Chelsea

during the international friendly match between Italy and Nethrerlands at Stadio San Nicola on September 4, 2014 in Bari, Italy.

Antonio Conte pritet që të marrë drejtimin e Chelseat që nga sezoni i ardhshëm.

Siç shkruajnë mediat angleze, Conte ia ka bërë të ditur klubit londinez lojtarët që i dëshiron te Chelsea.

Raportohet se trajneri aktual i Kombëtares italiane po kërkon në rend të parë Radja Nainggolan (Roma) dhe Arturo Vidal (Bayern Munich).

Gjithashtu është raportuar se italiani ka kërkuar edhe investime në repartin e mbrojtjes pasi nuk është i kënaqur me formën aktuale të Ivanovicit dhe Cahillit. /Telegrafi/